Këngëtarja e famshme shqiptare, Xhensila Myrtezaj pas lindjes së vajzës ka vendosur që të rikthehet me këngë të reja.
Muaj më parë Xhensila u bë nënë e një vogëlusheje me emrin Ajka, tani po iu rikthehet këngëve të reja.
Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Xhensila Myrtezaj zbuloi se shumë shpejt do i rikthehet muzikës.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram krah kantautorit Pirro Cako, me të cilin po bën këngë.
Këtë e thonë burime të afërta me këngëtarët nga Revista Who, e cila shkruan se Pirro është ai që e ka shkruar dhe e ka kompozuar këngën, ndërsa dyshja janë parë edhe në studio bashkë.