Ardhja në jetë e një fëmije e ndryshon shumë jetën e një personi dhe këtë e di më së miri Xhensila Myrtezaj. Muajin e kaluar ajo u bë nënë për herë të parë të një vajze të quajtur Ajka, e që prej asaj kohe e deri më sot për këngëtaren e njohur të ‘’Engjëlli im’’ dhe ‘’Çika çika’’ ka nisur sfida e vështirë dhe e mrekullueshme e prindërimit. Tërheqja e përkohshme nga skena dhe nga jeta publike ka bërë që Xhensila të kalojë më shumë kohë në familje dhe janë të pakta postimet e saj në rrjetet sociale.
Edhe pas lindjes, Xhensila gëzon linja perfekte trupore dhe ka publikuar për herë të parë foto me bikini që nga ardhja në jetë e Ajkës dhe duket si një yll.