INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila në Eurovision? Artistja zbulon planet e fundvitit

Xhensila në Eurovision? Artistja zbulon planet e fundvitit

Publikuar më: 15:31 29-09-2020

Festivali i fundvitit po afron, dhe Xhensila Myrtezaj është shprehur se e ka ëndërr të shpallet fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision!

Por a e sheh ajo veten këtë fundvit në festivalin e Këngës?


Duke folur për këtë çështje në emisionin “Ndrrimi i Natës” me Alaudin Hamitin, këngëtarja u shpreh se ende nuk e ndjen veten gati. Xhensila tregoi se nuk ka ardhur koha e duhur apo dhe kënga e duhur për ta nderuar veten dhe Shqipërinë në festivalin europian.

“Është një ëndërr e hershme. Kam idenë që çdo këngëtar që e ndjen veten këngëtar dhe që ka mundësinë për ta përfaqësuar me dinjitet vendin e tij pasi është përgjegjësi shumë e madhe të dijë të këndojë dhe të interpretojë dhe të ketë performancën e duhur. Unë momentalsiht, edhe më përpara nuk e kam ndjerë veten gati. Nuk ka ardhur ajo këngë e duhur. Dua që momenti që ta përfaqësoj vendin tim të jetë një material shumë i fortë që të më nderojë mua dhe vendin tim, kombin tim edhe unë pse jo të piqem edhe më shumë artistikisht”.


Por kur do të marrë pjesë Xhensila në festival?

“Unë dua që në momentin që do të përfaqësohem të jem në kulmin e pjekjes artistike, ndoshta dhe jam por e shikoj nën një të ardhme të afërt. Këtë vit jo njëherë!”, theksoi ajo.

Por në një moment të dytë, Alaudini foli për një këngë të papublikuar të Xhensilës, për të cilën tha se është material që ia vlen për Eurovisionin.

“Më duket se e ke në kokë se cila do të ishte kënga e duhur që në fakt akoma se paske nxjerrë për Eurovizion”, u shpreh moderatori duke krijuar të qeshura në studio.

Xhensila ka përgatitur një surprizë për fundvit, e megjithatë ende nuk e dimë me siguri për çfarë bëhet fjalë. Ajo foli edhe për një bashkëpunim me një nga djemtë e Three Dots, të cilit nuk ia përmendi emrin, por me siguri e dini të gjithë për kë bëhet fjalë!

Article Logic
Execution time: 0.0047030448913574