Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku na kanë treguar se janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
Ata na kanë treguar se dinë ti japin jetë dashurisë së tyre në çdo moment apo situatë.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme gjatë natës finale të festivalit “Kënga Magjike 2017”, edicioni i 19-të.
Besi ishte prezantues i edicionit dhe mesa duket Xhensila nuk ka rezistuar dot pa i dedikuar diçka partnerit.
Mesa duket Xhensila ka qenë në publik dhe këtë na e ka treguar duke filmuar dhe fotografuar çdo moment pikant ku shfaqet Besi dhe miqtë e saj.
Një ndër to, ishte edhe një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Besi dhe shkruan: “Jam e çmendur për ty Bes Kallaku”.
Po ashtu Xhensila ka postuar në Instastory edhe foto të tjera në krahët e Besit, mesa duket në prapaskenën e Pallatit të Kongreseve.
Epo mesa duket zëmrat e tyre nuk mund të rinë larg njëra-tjetrës.