Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar.
Xhensila është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj ku në sy bie jeta e saj luksoze dhe udhëtimet e shpeshta.
Së fundmi, Xhensila ka dhënë një intervistë për 'Panorama Plus' ku ka zbuluar se si e siguron jetesën e shtrenjtë.
“E përmenda edhe pak më sipër, unë kam gjithçka që dua. Patjetër që dhe unë kam kaluar vështirësitë e mia, por me punë arrihet gjithçka. Unë punën e dua dhe vazhdoj të punoj për të plotësuar standardet e jetës që dua.”- është shprehur ajo teksa më vonë ka folur sërish dhe për emisionin që do të sjell së shpejti.
“Kam një ide shumë të bukur dhe të veçantë, një risi për ekranet shqiptare dhe që do të vijë shumë ndryshe nga ajo që janë mësuar të shohin nga Xhensila. Pra, Xhensila në 5- vjeçarin e ardhshëm do jetë me një emision, një biznes dhe me një familje.”- ka përfunduar Xhensila.