Besi dhe Xhensila vazhdojnë ende të shijojnë muajin e mjaltit.
Çifti i ri zgjodhi si destinacion Maldivet ku u akomoduan në një resort mjaft lukzos. Por si duket ky do të jetë një muaji mjalti i gjatë për këngëtaren dhe aktorin sepse menjëherë kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Dubait. Një nga eksperincat që nuk duhen humbur atje është edhe ecja me makinë nëpër shkretëtirë. Kjo ka rezultuar të jetë shumë e rrezikshme për Xhensilën e cila është trembur aq shumë saqë ka thërritur me zë: “O maa”. Kjo ka shkaktuar të qeshura pa fund tek Besi dhe shoferi i makinës.