Së fundmi në rrjete sociale janë publikuar disa foto të çiftit Kallaku-Myrtezaj, së bashku më “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar për të bërë bamirësi dhe për tu ardhur në ndihmë familjeve të varfra. Çifti nuk ka postuar asnjë foto nga ky moment dhe ka qenë vetë organizata në fjalë, e cila ka publikuar pamjet, foto që mund t’i shihni më poshtë. Por edhe pse gjest humanitar publiku kanë ‘masakruar’ dyshen me komente negative, ku i quanin të shtirur dhe shumë fallco.
E prekur nga këto reagime ofenduese Xhensila ka dashur të thotë dy fjalë, për të mbyllur kështu gjithë ‘gojët e liga’.
“Një falenderim doja për të gjithë grupin e “Fundjavë Ndryshe”, të përkushtuar në misionin e tyre. Për të gjithë moralistët që rrinë pas cel apo Pc, që edhe tek lulja nuk shohin bukurinë por gjembat, prej tyre ne si çift nuk kemi publikuar rastet tona pasi vërtetë bamirësia është për sytë e Zotit, por nëse nuk solidarizohesh edhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjmë për tu dukur. Do doja shumë që edhe ju të bënit diçka. Sado e vogël të jetë!” – ka si mbishkrim Xhensila krahas fotove qe ngjallen debat ne rrjete sociale./intv.al/