Lidhja e tyre disavjeçare do të finalizohet me martesën e shumëpërfolur.
Kjo e fundit është një nga arsyet pse Xhensila dhe Besi janë vënë sërish në qendër të vëmëndjes. Kuriziteti se si do të jetë e organizuar dasma e tyre është goxha i madh. Deri tani çifti simpatik ka zbuluar disa nga detajet e dasmës por sekretin më të madh na e zbulon vetë këngëtarja. E ftuar në një emision në Kosovë, Xhensila foli edhe për dasmën dhe zbuloi se do të ketë dy të tilla pasi vetëm një nuk do t'i përballonte dot të gjithë të ftuarit. "Njëra do të jetë me familjet përkatëse dhe fiset tona përkatëse dhe një tjetër me miqtë dhe ata që na kanë mbështetur deri tani në rrugëtimin tonë të jetës", shprehet këngëtarja. /intv.al/