IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Xhihad:Emri i djalit të një çifti në Toulouse, fut Francën në dilemë

Xhihad:Emri i djalit të një çifti në Toulouse, fut Francën në dilemë

Publikuar më: 09:22 26-10-2017

A është e pranueshme ta quash fëmijën "xhihad " në Francë, aty ku edhe janë kryer sulmet më të egra terroriste kohëve të fundit?

Autoriteteve franceze u duhet të përballen me këtë pyetje pasi një çift në Touluse ka zgjedhur pikërisht këtë emër për djalin e tyre. Si pasojë, Gjykata e Francës për çështjet familjare mund të marrë përsipër çështjen.  Në arabisht, "jihad" do të thotë përpjekje ose luftë, por  jo "luftë e shenjtë" kurse termi  ‘xhihadist’ përdoret për të përshkruar militantët islamikë të tillë si ata që kanë kryer sulme të njëpasnjëshme terroriste në emër të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Më parë, emra të tillë janë lejuar në Francë, por dyshohet nëse do të vazhdojë të ndodhë kështu. Që nga fillimi i 2015-ës, xhihadistët kanë vrarë më shumë se 230 njerëz në Francë ku gjendja e emergjencës mbetet në fuqi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285