Nënkryetari i PD dhe deputeti Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Xhisiela Malokut, e cila akuzoi opozitën se I kishin vendosur eksplozivin në banesë.
Paloka në një status në FB thotë se vajzën e ka nxjerrë mazhoranca të bëjë ato deklarata.
‘’Keta kalojnë dhe fantazine...Që mund ta nxirrnin atë vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova , po që të deklaronte pas Ramballës , se ja kishte vënë opozita, nuk arrita ta imagjinoja.
Ja pra dhe bomba në ambasadën jugosllave u gjet...
Rama i kalon vërtetë me distancë paraardhësit e tij në të keqe’’ shkruan Paloka.