INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhisiela del në kundërshtim me veten: Si u njoha me Rexhepin, vetëm një shuplakë më ka dhënë, shenjat i kam nga...

Xhisiela del në kundërshtim me veten: Si u njoha me Rexhepin, vetëm një shuplakë më ka dhënë, shenjat i kam nga...

Publikuar më: 20:34 01-10-2018

Xhisiela Maloku ka mohuar gjithçka nga denoncimi për dhunë bërë për Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Ajo tha se në 19 korrik shkoi rastësisht në hotel me të ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime. Xhisiela tha së në takimin mes tyre Rrexhepi, vetëm e ka qëlluar një herë me shpullë. Xhisiela Maloku ka rrëfyer se askush nga fisi Rrahja nuk e ka kërcënuar dhe se denoncimi në polici është kryer për shkak të xhelozisë. Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan. Ajo rrëfeu se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.

Nga studio e emisionit “Open” të Eni Vasilit, Xhisiela u shpreh se dëshmia e publikuar nga ish-polici Emiljano Nuhu është e pavërtetë pasi ajo nuk e ka bërë atë rrëfim.

Xhisiela ka mohuar se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, apo deputeti Rrahman Rrahja dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi të ndodheshin në komisariat. Ajo gjithashtu theksoi se nuk është marrë me forcë nga njerëzit e Rexhepit për t’u çuar në komisariat, por nënvizoi se është përshëndetur miqësisht me disa prej tyre.

“Dëshmia që Emiljano Nuhu ka nxjerrë është ajo që ka nxjerrë Emiljano. Nuk është dëshmia e ime. Ajo që unë kam thënë është në prokurori. Në 19 korrik u takuam me kërkesë të Rrexhepit. Vetëm një shuplakë më ka dhënë”.

Pyetjes nëse ajo është qëlluar me pistoletë, me grushta dhe është djegur me cigare, Xhisiela iu përgjigj: “Nuk është dëshmia ime. Disa gjëra i kam deklaruar nga xhelozia dhe nga inati. Kam bërë dëshmi të rreme. E kam bërë nga inati sepse Rrexhepi më kërkoi falje dhe shkoi me pushime me një tjetër”.

“Akt ekspertiza thotë se ka pasur dhune ndaj jush? Këtë nuk mund ta mohosh” –ndërhyri Eni Vasili.

“Nuk e di kush ma bëri ekspertizën. Po të shohësh në trupin tim janë akoma ato shenja. Është një aksident në makinë që kam bërë në Fier. Dhe ndaj i kam ato shenja në krah. Po shkonim në makinë në Patos dhe bëmë aksident. Djegiet me cigare i kam bërë vetë. Edhe Rrexhepi i ka bërë vetë djegie me cigare në dorë. Sa herë ziheshim nga inati digjnim veten” – tha Xhisiela.

A të kanë bërë presion?

“Jo. Nuk kam pasur kërcënim. Nuk jam e kërcënuar. Nuk jam dhunuar. Vetëm për një inat e sipër është bërë gjithë ky shou mediatik. Nuk është e vërtetë që më ka dhunuar. Më ka qëlluar vetëm një herë me shpullë. E di që kam bërë kallëzim të rremë. Do të marr përsipër pasojat sepse janë përmendur emrat e shumë njerëzve të pafajshëm si babai i Reexhepit” – tha Xhisiela.

Xhisiela Maloku tregoi në këtë intervistë pse u ndanë dhe si u njohën.

“Rexhepin e kam njohur në gjimnaz, ishim në klasa paralele. Aty jemi lidhur, kur ishim 17 vjeç, në vitin 2012. Deri në 2017 kam qenë e lidhur me të. Kanë qenë 5 vite me lidhje normale, jam ndjerë mirë përderisa ka zgjatur kaq shumë. Kurrë nuk ka kaluar në dhunë fizike të patolerueshme, dhunë verbale”, tregon Xhisiela.

Vajza tregon se “ndarja erdhi pa kuptim”.

“Ndarja erdhi… kishim tre muaj që grindeshim, nuk ishim dakord me njëri-tjetrin. Ai tha se donte të ndaheshim sepse kishte shumë gjëra që nuk na bashkonin.

Jemi takuar shpesh edhe pas ndarjes së parë, takoheshim për t’u sqaruar pse ishim ndarë. Takimi i fundit ka qenë kur jemi parë në komisariat, në 21 korrik.”, thotë ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119