“Intervista në Top Channel ka qenë e montuar, kanë nxjerrë kontekstin që duan”, akuzoi Xhisiela Maloku në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte e ftuar mbrëmjen e sotme. Pas kësaj deklarate ka reaguar Eni Vasili e cila u shpreh se ishte intervistë e papërgatitur dhe i ka ofruar ndihmën e saj Xhisielës.
“Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. I kam dhënë mundësinë që të mos transmetonim intervistën dhe të vinte live në emision.
Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon. Dëshmoj që jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale për të gjetur të vërteta dhe i kam bërë disa pyetje që askush s’ia ka bërë. Dëshmoj këtu me gjithë 20 vitet e mia të karrierës që gjithçka që u transmetua është e vërtetë. Bashkë me Anilën vajtëm të pyesim me vullnet të lirë, ashtu sikurse është pyetur edhe në intervistë. I ushtruan presion që të tërhiqte intervistën, por ne nuk u tërhoqëm duke pasur bindje se publiku do t’i kuptonte ato që tha Xhisiela. Unë i kam thënë që për çdo gjë Xhisiela të ketë nevojë në çdo moment për çfarëdolloj gjëje ka numrin tim të telefonit. Xhisiela kurdo që ke nevojë numrin tim e ke”, u shpreh gazetarja Eni Vasili