INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
XHUDO / Kelmendi pa medalje në Botëror

XHUDO / Kelmendi pa medalje në Botëror

Publikuar më: 10:23 30-08-2017

Befasi e madhe në Botërorin e xhudos në Budapesht. Ndodhi ajo që askush nuk e priste. Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të kalojë në finale të kampionatit botëror të xhudos në kategorinë deri 52 kilogramë. Kampionja e dyfishtë botërore humbi në Budapesht nga japonezja, Ai Shishime dhe kështu humbi mundësinë e artë që të kompletojë het trikun duke fituar tri herë kampionatin botëror. U desht do të shkohej në Golden Score për të kuptuar finalesten dhe pas një lufte interesante që zgjati në total 8 minuta e 30 sekonda në fund fitoi Shishime me të cilën Majlinda po përballej për herë të parë. Ai Shishime më pas fitoi edhe finalen kundër bashkëkombases së saj, Natsumi Tsunoda duke fitur titullin e kampiones së botës.
Se e martja nuk ishte dita e Majlinda Kelemendit u pa edhe në luftën për medaljen e bronztë kur xhudistja nga Peja u mposht nga brazilianja, Erika Miranda duke mbetur duarthatë në Botërorin e xhudos në Budapesht.
Kampionja olimpike nga Peja rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë kurse në atë të dytë e kishte mundur azerbajxhanasen, Nazakat Azizova. Kelmendi në rrethin e tretë e kishte mundur finalisten e Olimpiadës, italianen, Odette Giuffrida, derisa në çerekfinale mundi francezen, Amandine Byshar.
Të martën në Botërorin e Budapeshtit kishte garuar edhe Distria Krasniqi e cila garonte gjithashtu në kategorinë deri 52 kilogramë dhe shpresohej se mund të kishim një finale krejt kosovare. Megjithatë xhudistja e re kosovare humbi luftën për medaljen e bronztë nga brazilianja, Erika Miranda me repesazh.
Nesër Kosova garon me dy xhudistë tjerë në Budapesht. Për medalje do të luftojnë, gjakovarja, 25 –vjeçare Nora Gjakova dhe në kategorinë e meshkujve, Akil Gjakova.

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014