Autoritetet franceze vijojnë punën për shkatërrimin e xhunglës së Calais, mirëpo raportohet se zjarret kanë rrafshuar pjesë të vogla të kampit. Gjithashtu një bombol e vogël gazi ka shpërthyer duke lënë të plagosur lehtë një refugjat.
Dyshohet se zjarret në kamp mund të jenë ndezur nga emigrantët, si një akt final kundërshtimi, pasi nuk duan të largohen dhe nuk duan që çadrat e tyre të preken nga autoritetet.
Pastrimi i kampit nisi të hënën dhe 4 mijë nga 7 mijë refugjatët janë sistemuar në kampe refugjatësh rreth Francës. Mirëpo, shqetësim mbetet fakti se disa prej refugjatëve nuk duan të largohen pasi synojnë të kalojnë drejt Britanisë. Pavarësisht kësaj, raportohet se deri më tani ka vijuar i qetë.