Kompania teknologjike kineze Xiaomi sot ka konfirmuar spekulimet për smartfonin më të ri të saj që pritet të lansohet, Mi Mix 3.
Xiaomi në Spanjë, ka konfirmuar se Mi Mix 3 do të vijë me 10GB RAM si dhe do të mbështesë teknologjinë 5G.
10 GB RAM është realisht tepër shumë e ekzagjeruar, por rrjetet 5G pritet që shumë shpejtë të vërshojnë pothuajse të gjithë botën, kështu që kjo mund të jetë një gjë e vlefshme për të.