INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Xiaomi Mi 5, telefon inteligjent me një çmim të ulët

Publikuar më: 10:07 25-02-2016

Një tjetër njoftim i madh mbi një telefon inteligjent në Kongresin Botëror të Telefonave ishte dhe Xiaomi Mi 5, për kompaninë ky i pari telefon inteligjent i një cilësie të lartë i përhapur botërisht.

I prezantuar deri në detajet më të vogla nga CEO i kompanisë Hugo Barra, telefoni i ri vazhdon traditën e Xiaomi duke ofruar pajisje të një cilësie të lartë me një çmim qesharak të ulët, shumë më të ulët sesa pajisjet e ngjashme të ofruara nga Samsung dhe Apple.

Mi 5 5.15-inch vjen me disa variante, të cilët të gjithë kanë procesor Snapdragon 820, një kamerë 16-megapixel, një kamerë të përparmë 4-megapixel, me pixel të mëdhenj, dhe bateri 3,000 mAh.

Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën 4-axis me stabilizues të imazhit optik. Telefoni peshon 129 gram dhe duket shumë i lehtë në dorë. Telefoni është shumë i hollë dhe ekrani është shumë i dukshëm dhe në kushte të dritës së drejtpërdrejtë, kjo falë teknologjisë Sunlight Display të Xiaomi, i cili rregullon kontrastet për çdo pixel në kohë reale.

Barra tha se telefoni Mi 5 do të jetë telefoni i parë Snapdragon 820 të cilin mund ta blini realisht pasi ai do të jetë i vlefshëm në 1 Mars në Kinë dhe më vonë në të gjitha tregjet e tjera. Për ta krahasuar, Samsung S7 dhe S7 Edge, të cilët gjithashtu do kenë procesor Snapdragon 820, do të jenë të vlefshëm për porosi paraprake që nga 11 Marsi.

Për sa i përket çmimeve, që siç duket është tipari karakteristik i Xiaomi, versioni më i lirë 32 GB me trup qelqi 3D do të kushtojë rreth 305 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555