Trashëgimtarja e televizionit “Top Channel”, Lori Hoxha ka bërë xing me një nga blogeret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për blogeren Aureta, kjo e fundit njohët në rrjet edhe për shoqërinë me yllin botëror Kim Kardashian.
Të dyja vajzat e njohura shqiptare kanë veshur të njëjtin model “crop top”, në të njëjtën ngjyrë nga brandi i njohur luksoz “Prada”.
Aureta e ka veshur këtë veshje ditën e sotme, ndërsa Lori ka kohë që ka postuar foto me këtë veshje. Të dyja duken super, cilës prej vajzave i rri më mirë kjo veshje?/afterparty.al