Takimi i kësaj të shtune në “Një kat më lart” ishte i gjithi i dedikuar mediave online. Shpesh prej tyre marrin sukses personazhe si Xum Allushi, i cili në pak kohë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me videot e tij humoristike. Por s’ka mjaftuar kaq. Nisur nga dy klipet e tij muzikore, moderatori Ermal Peçi e mirëpriti në shtëpine e IN. Pyetjes se pse po merret me muzikë, Xumi iu përgjigj duke thënë se i është rikthyer një pasioni të hershëm.
A mendon ai se po teprohet me faktin që çdokush këndon në këtë Shqipërinë tonë të vogël? Xumi i tregon Ermalit se ai kurrë nuk thotë se është këngëtar, por një artdashës.
Si i ka pritur ai komentet e këngëve, lexon ai çfarë shkruhet për të? Xumi rrëfen se disa personazhe të njohur i kanë shkruajtur. Cilët janë ato? Ndiqni bisedën (pas minutës se gjashtë) ndërsa mos humbisni intervistën e plotë në videon e “Një kat më lart”.