Kanë ngelur edhe pak ditë nga fillimi i kupës së botës që do të zhvillohet në Rusi. Pothuajse të gjitha ekipet kanë bërë zyrtare listën e lojtarëve që do të luajnë.
Kombëtarja e Portugalisë ka qenë ekipi që ka marrë një vendim të çuditshëm duke lënë jashtë formacionit lojtarë të mëdhenj si Nelson Semedo dhe Andre Gomes. Yjet e Barcelonës zhvilluan një sezon të mirë me ekipin e tyre, por mos grumbullimi i tyre duket si një “vetvrasje” për kombëtaren franceze pasi është shumë e rrezikshme të eksperimentosh në një kompëticion kaq të madh siç është botërori.
Po ashtu është lënë jashtë edhe Joao Cancelo i Interit që ka pasur një sezon mjaftë të mirë. Më poshtë është lista e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren Portugeze.
Portierë – Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patrício (Sporting Lisbona)
Mbrojtës – Bruno Alves (Rangers), Cedric Soares (Southampton), Jose Fonte (Dalian Yifang), Mario Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Dortmund), Ruben Dias (Benfica), Ricardo Pereira (FC Porto)
Mesfushorë – Adrien Silva (Leicester), Bruno Fernandes (Sporting), Joao Mario (Ëest Ham), Joao Moutinho (Monaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moskë), Ëilliam Carvalho (Sporting)
Sulmues – Andre Silva (AC Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valencia) e Ricardo Quaresma (Besiktas).