Ngjyra e argjendit ishte më e preferuar në ‘Golden Globes 2019’ nga yjet ndërkombëtarë, të cilët shkëlqyen në tapetin e kuq.
Për të gjithë VIP-at që duan të lënë një përshtypje të mirë tek dashamirësit e modës dhe kritikët, kjo ngjyrë është një zgjedhje solide.
Saoirse Ronon, Thandie Newton, Keri Russelland dhe të tjerë yje provuan ngjyrën metalike që bënë të gjithë të ndalonin dhe të ngulnin sytë.
Interesante, megjithëse kjo ngjyrë u bë shumë popullore, çdo njeri i famshëm dhe dizajner mori një qasje të ndryshme, duke krijuar një sërë stilesh argjendi që kanë për t’i frymëzuar të gjithë, pa marrë parasysh stilin tuaj personal, sipas ‘revistahwo.com’.
Më poshtë ju sjellim disa prej yjeve që u veshën në këtë ngjyrë:
Saoirse Ronan
Veshja e aktores nga kompania e njohur ‘Gucci’ dhe bizhuteri ‘Chopard’ ishte një nga pamjet më mahnitëse të mbrëmjes.
Thandie Newton
Ylli i ‘Westworld’, solli pamjen e saj të frymëzuar nga perëndimi, me një fustan të ‘Michael Kors’ për tapetin e kuq.
Dakota Fanning
Aktorja e njohur zgjodhi një fustan prej sateni në ngjyrë argjendi nga ‘Armani Prive’.
Keri Russell
Ylli i Amerikanëve u vesh me një fustan ‘Monique Lhuillier’ dhe shkëlqente e gjitha.
Indya Moore
Zgjodhi të vishte një fustan si rrjetë peshqish në ngjyrë të argjendtë.
Emily Blunt
Me një prerje të lartë dhe një mbulesë asimetrike, kjo veshje ra shumë në sy dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.