Shumë nga ''yjet'' e futbollit nuk kanë ngurruar të tregojnë anën tjetër të tyren, jashtë fushës së blertë. Futbollistët kanë menduar të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale moment tepër romantike tek festojnë Shën Valentinin me partneret.
Futbollistë si Neymar, Ces Fabregas, Gary Neville kanë qënë ndër të parët që kanë uruar ditën e të dashuruarëve këtë të mërkurë. Pavarësisht se sonte në mbrëmje luhet ndeshja mes Madridid dhe Paris Saint-Germain, Neymar ka pasur kohë të festojë dhe ti uroje partneres së tij Shën Valentinin.
Neymar postoi në instagram një foto të tij bashkë me Bruna Marquezine duke shkruar : 'Happy Valentine's Day, love u' .
Kyle Walker që luan për Manchester City, ishte një tjetër lojtarë që rrëfenin dashurinë ditën e Shën Valentinit për të dashurën e tij Annie Kilner.
Cesc Fabregas mori një qasje më familjare në postimin e tij. Mesfushori spanjoll i Chelseas ndau një foto të partneres, Daniella Semaan me bikini dhe me dy vajzat e tyre Lia dhe Capri me titullin '3 shenjat e mia të dashurisë'.
Të tjerë futbollistë kanë menduar që me anë të instagramit, të dëshmojnë dashurinë e tyre ku përmendim lojtarë si sulmuesi I Liverpulit Roberto Firmino, apo Steven Gerrard, Jess Pires, Luke Shaw dhe shumë të tjerë.