Bota e artit shqiptar ka humbur papritur mbrëmjen e 19 nëntorit një nga kompozitorët më të njohur, Aleksandër Lalo në moshën 68-vjeçare pas një ataku kardiak. Familjarë dhe miq u mblodhën për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit. Por duket se shumë prej emrave të showbiz-it shqiptarë nuk ishin në atë ceremoni. Kjo ka revoltuar Sidrit Bejlerin, i cili ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale. Statusin mund ta shihni edhe në foton më poshtë./intv.al/