INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja yjet që janë martuar për para

Ja yjet që janë martuar për para

Publikuar më: 15:10 10-05-2016

Gjëja e vetme që duan të pasurit, është  thjesht të bëhen më të pasur.

Ndërsa është fantastike të dëgjosh betimet e tyre në altar, ndonjëherë ato rezutojnë të kenë qenë thjesht vendimet më të zgjuara në funksion të punës.  

Salma Hayek

Salma Hayek është mjaftueshëm seksi për të patur cdo mashkull në planet. Ajo ndodhi të mpleksej me biznesmenin francez Francois-Henri Pinault in 2009. Cifti u takua në 2007, patën një vajzë bashkë, Valentinën, u ndanë në 2008 (kohë gjatë së cilës Pinault pati edhe një vajzë me ish modelen Linda Evangelista) dhe u ribashkuan në 2009. Ndërsa Hayek vazhdon punën si aktore, këndvështrimi i saj për martesën bën të mbledhësh vetullat. “Është shumë e rëndësishme që ai të të mbështesë… Cfarë është e rëndësishme në një martesë është bujaria, të mendosh gjatë gjithë kohës për personin tjetër dhe të kujdesesh me kalimin e viteve” ka thënë ajo. Sigurisht, dhe është akoma më e lehtë të jesh mbështetës (financiarisht), bujar dhe i kujdesshëm kur ke biliona dollarë në llogarinë bankare.

Uma Thurman

Pasi Ethan Hawke e tradhëtoi Uma Thurman me dadon, ajo vazhdoi përpara duke synuar një target me të ardhura më të larta. Aktorja nisi të dilte me pronarin e pasur të disa hoteleve Andre Balazs, që ka një pasuri të vlerësuar prej $450 million. Ata u ndanë në 2007 dhe Thurman u martua me bilionerin Arpad Busson (babain e vajzës bilionere Elle Macpherson). Ata u ndanë në 2014 dhe The Daily Mail raporton se Thurman ka kërkuar një marrëveshje për milionat e Balazs edhe pse ata nuk janë martuar akoma.

 

Heather Mills

Heather Mills ishte një modele pothuajse e famshme në Britani përpara se të martohej me Sir Paul McCartney në 2002. Ndërsa Mills dukej se e adhuronte ish pjesëtarin e Beatles gjatë martesës, ndarja e tyre e hidhur tregon se ajo kishte motive të tjera. Ata u divorcuan 4 vjet më vonë  dhe ajo u largua me $50 million, që mendoi se nuk ishin mjaftueshëm. E tërbuar pse kishte përfunduar me këtë shumë pasi kishte kërkuar 250 milionë dollarë, ajo tha për revistën “People” : “Të gjithë e dinë që ai posedon më shumë se 1.6 bilionë”. Fatkeqësisht për Mills, as 1.6 bilionët e Mc Cartney-t nuk ia blejnë klasin qe i duhet.

Eric Johnson

Eric Johnson ishte një lojtar i papunë i Ligës Kombëtare të Futbollit kur takoi Jessica Simpson, e cila vlerësohej me një pasuri prej 150 millionë dollarësh. Pothuajse 5 vjet më vonë, Johnson është akoma një një lojtar i papunë. Ndonjë pyetje?!

Crystal Harris

Atëherë 25 vjecarja Crystal Harris dhe atëherë 84 vjecari themelues i Playboy, Hugh Hefner u kritikuan për martesën në Qershor 2011, por e anulluan fejesën 5 ditë përpara dasmës së tyre. Dicka do ta ketë ndryshuar mendjen e Harris ( si premtimi i tij për t’u kujdesur për të edhe pse nuk ishte në vullnetin e tij), pasi ata u martuan në fund, në 2012 në prag të Vitit të Ri. Kur Huffington Post e pyeti Harris pse u martua me Hefner, pavarësisht të dashurave të tjera që ai mbante në shtëpi, ajo pranoi: “Epo sepse kjo për mua do të thoshte më shumë siguri”. Kjo dhe një shtëpi 5 milion dollarëshe që ajo do ta trashëgojë sapo Hefner të ketë shkuar në qiell.

 

Kevin Federline

Kur Kevin Federline u shoqërua në fillim me Britney Spears në 2004, ai ishte një kërcimtar në prapavijë që sapo kishte brakisur bashkëshorten Shar Jackson, pak ditë pasi ajo kishte sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Federline dhe Spears u martuan brenda disa muajve, patën dy djem dhe u ndanë në 2006 gjë që coi në shkatërrimin e saj. Spears e quan Federline “gabimin e saj më të madh” por e falenderon atë për dy fëmijët që kanë bashkë. Nërkohë pjellori Federline, që ka edhe dy fëmijë të tjerë me gruan aktuale Victoria Prince (që në total bëjnë 6 fëmijë) ka të ngjarë që e falenderon Spears për mbështetjen mujore prej 25,000 dollarësh të fëmijëve.

 

Kim Kardashian

Kim Kardashian mund të mos jetë martuar për para me bashkëshortin e fundit  por kjo nuk do të thotë se martesën përpara kësaj, nuk e ka patur për këtë arsye. Dokumentat gjyqësore tregojnë se martesa me lojtarin e NBA-së, Kris Humphries i dhuroi plot 2 milion. Ajo u pagua 1.1 milionë për për ekskluzivitetin e fotove të dasmës në revistën “People”, 175,000 dollarë për një shkrim ekskluziv po në këtë revistë, 90,000 dollarë për festën e beqarisë në Las Vegas dhe 1 million dollarë të tjera për shfaqjen e dasmës në televizion.

Sa i përket martesës me Kanye West, flitet se Kardashian mund të ketë bërë afër 20 milionë dollarë. Një burim ka thënë se Kardashian e ka shfrytëzuar eksperiencën e martesës së parë për të planifikuar të dytën që të paguajë sa më pak të jetë e mundur nga xhepat e saj dhe të Kanyet. Ajo menaxhon gjithcka në mënyrë që t’i marrë gjërat falas në këmbim të ekspozimit që bën”. Ata e kuptuan sa do të kushtonte dasma e tyre kështu që nuk lejuan të xhiroheshin pjesë nga dasma derisa rrjeti E! u ofroi atyre më shumë se 15 millionë. Përveç kësaj ata morën edhe 4 milionë për fotot e dasmës. Është shumë të thuash që Kim është një “gërmuese ari”?!

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199