INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Yjet që nuk e mbajtën dot të fshehtë, u vetëdeklaruan gay!

Yjet që nuk e mbajtën dot të fshehtë, u vetëdeklaruan gay!

Publikuar më: 10:33 20-06-2016

Kur Sam Smith u ngjit në skenë, shumë ishin kuriozë për orientimin e tij seksual. Por Sam nuk i la zërat të qarkullonin për shumë kohë. Ndërsa bisedonte me revistën Fader për daljen e albumit të tij “In the Lonely Hour,"këngëtari zbuloi se albumi ishte për “një djalë me të cilin unë rashë në dashuri por ai nuk ma ktheu dashurinë”.

 

Ricky Martin lëshoi deklaratën e mëposhtme lidhur me seksualitetin e tij, në ëebsiten e tij  RickyMartinMusic.com në 29 Mars, 2010: " Jam krenar të them se jam një mashkull homoseksual i lumtur. Jam vërtetë i bekuar që jam ai që jam. Këo vite në heshtje dhe reflektim më kanë bërë më të fortë dhe më bënë të kuptoj se pranimi duhet të vijë së pari nga brenda dhe kjo lloj e vërtete më jep fuqinë të pushtoj emocione që nuk e dija se ekzistonin”

Edhe pse Elton John ka qenë dikur i martuar me një femër të quajtur Renate Biauel, këngëtari doli hapur në një intervistë për “Rolling Stone” në 1988. "Të dilja hapur më dha lirinë e të qënit ai që isha për të gjithë jetën time. Unë nuk kam pse fshihem nëpër qoshe. Gjëja më e keqe është të kesh frikë nga ai që je, është e tmerrshme”, tha ai.

Në Prill 1997, Ellen Degeneres doli hapur duke e shkruar lajmin brenda në një episode të sitcomit të saj “Ellen", me një shikueshmëri mjaft të lartë.  Vërtetnjë mega- deklaratë e cila u ndoq nga një intervstë në revistën “Time”. "Unë kurrë nuk kam dashur të jem “akorja lesbike”. Unë kurrë nuk kam dashur të jem zëdhënësja e komunitetit gay. Kurrë. E bëra për të vërtetën time”, tha ajo.

Edhe pse Cynthia Nixon nuk kishte një dalje hapur zyrtare, ajo u deklarua sapo nisi të jetonte me tashmë gruan e saj, Christine Marinoni në 2004. " Sa I përket orientimit seksual, unë vërtet nuk e ndiej që kam ndryshuar. Kam qenë me meshkuj gjithë jetën time dhe kurrë nuk kam rënë në dashuri me një femër. Por kur ndodhi, nuk u duk kaq e cuditshme. Jam thjehst një femër e dashuruar me një femër tjetër”, shpalli aktorja.

Ish pjesëtari i grupit N Sync, Lance Bass, e zbuloi se ishte gay në coverin e revistës “People” në Qershor 2006. "Unë nuk mendoj se është e gabuar, nuk jam i shkatërruar së përjetuari këtë. Jam më i cliruar dhe i lumtur se c’kam qenë ndonjëherë në jetën time. Jam thjesht i lumtur” u shpreh ai.

Pak kohë pas skandalit të George Michael në një banjo të Beverly Hills, ku një mashkull tha se e kishte ngacmuar seksualisht, ai u shfaq në CNN, në Prill 2008 për të sqaruar njëherë e mirë orientimin e tij seksual. "Ndihem budalla dhe i pamatur që e kam shfaqur seksualitetin tim në këtë mënyrë, por nuk ndiej turp apo dicka të tillë” tha ai.

E dashura simpatike e Tom Cruise në "Top Gun", Kelly McGillis, u deklarua në një website lesbik të quajtur Shwwired.com. "Unë mendoj që ka qenë një proçes i vazhdueshëm që nga koha që isha 12 vjeç. Ishte një process i gjatë dhe I lodhshëm për mua” zbuloi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764