Një viktimë e re, pre e racizmit.
Flasim për vrasjen e ndodhur dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një afro-amerikan u qëllua për vdekje nga forcat policore teksa ishte duke dorëzuar dokumentat e identitetit. Ngjarja e djeshme ka ngjallur një reagim masiv edhe në rradhët e personazheve publikë të cilët kanë shfrytëzuar mediat sociale për të shprehur zemërimin dhe keqardhjen e tyre për rastin e Philando Castile. Ne-Yo ka shkruar se çdo ditë po shoqërohet me një “#” si thirrje për paqe, ndërkohë që John Legend ka bërë thirrje për një barazi edhe në mbrojtjen e qytetarëve!