INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Yjet shkëlqejnë në Shtëpinë e Bardhë

Yjet shkëlqejnë në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar më: 13:24 01-05-2016

Mbrëmjen e së shtunës, në Washington DC, u mbajt darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm, gazetarë, yje të show bizz-it, personalitete të politikës, dhe të botës së biznesit.

Ajo çka binte në sy ishte se të famshmit ballafaqohen me gazetarët duke bërë kështu kombinimin më të mrekullueshëm në Hollywood. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin shumë përsonazhe të botës së shoë bizz si Will Smith, Kendall Jenner, Emma Watson, Kerry Washington, Adriana Lima, Emily Ratajkowski dhe shumë vip-a të tjerë, të cilët na mahnitën dhe befasuan me pamjen e tyre mahnitësë.

Bukuroshja 20 vjeçare Kendall Jenner, dukej e mrekullueshme me një fustan të zi dhe një varëse prej diamanti.

Modelja bukuroshe Emily Ratajkowski është shfaqur më elegante se kurrë, e veshur me një fustan të gjatë jeshil me dizajn me lule.

Modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima, tërhoqi shumë vëmendje,  pasi u shfaq në mbrëmjen gala me një fustan të kuq që i rrinte mirë në fizikun e saj mbresëlënës.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764