Madonnaka refuzuar të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit. Madonna u interesua vetë e para të punonte me Guetta-n, pasi ai fitoi një çmim Grammy në 2011-tën për miksimin e këngës së saj, Revolver.
“Ajo më tha se e kishte pëlqyer shumë miksimin dhe se unë do t’i prodhoja albumin e radhës. Unë arrita për drekë. Flasim për gjithçka, muzikën, çfrë donte të bënte ajo me albumin. Shumë mirë. Jemi thjesht unë dhe ajo. Shumë të relaksuar. Konsumojmë drekën dhe fillon të mendosh kur do punojmë bashkë”, ka treguar DJ i njohur për “Mcfly et Carlito”.
Më pas Madonna e kishte pyetur për shenjën e tij të horoskopit dhe David i ishte përgjigjur: “Akrepi”.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Papritur ajo bën një fytyrë dhe më thotë: ‘Më vjen keq, nuk do të punojmë bashkë. Ishte kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!”, rrëfeu Guetta.
Madonna punoi me një akrep në 1994 kur vendosi të punësonte Bjorke për të shkruar bashkë këngën “Bedtime Story” për albumin e saj të gjashtë.