INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Dylgjeti: Me dhi ka shkuar Ndre Legisi jo Rigerta

Ylli Dylgjeti: Me dhi ka shkuar Ndre Legisi jo Rigerta

Publikuar më: 10:59 01-10-2017

“U arratis nga politika,  ‘mori malet’ e shkoi me dhi. Arratisja e ish Ministrit Legisit për të shkuar me dhi ishte edhe më e rëndë se përfundimi nga “La Sapienza” në Mirditë e zonjës Rigerta Loku”, shkruan Ylli Dylgjeri.

Në postimin tij të fundit në Facebook Ylli Dylgjeti shprehet i revoltuar dhe tallës njëkohëshisht me situatën e krijuar dje nga  Gerta, “Rigerta Loku, varianti femërorë i Ndre Legisi. Në fakt, pasi bie zhurma mediatike, të vjen në kujtesë se Copy rigat-in e mbarshtrimit të dhive në propagandë e në realitet e mban një mirditorë tjetër. Një ish politikan i të majtës, një ish ministër shteti një ish deputet, dhe një ish nënkryetar i LSI-së. Ky është i mirë njohuri Ndre Legisi”, mesa duket Ylli Dylgjeti paska gjetur personazhin identik të Rigertës.

Jo vetëm personazhet janë nga Mirdita por edhe fabula, mbarshtrimi dhe problematikat janē pothuajse njëlloj: Mirditor Ndreka, mirditore Rigerta. Dhi ruante Ndreka, dhi ruan Rigerta. Ujë e rrugë mungojnë te Ndreka, uje e rrugë kërkon Rigerta.Të majtës ja kërkon ndihmën Ndreka, të majtës ja kërkon edhe Rigerta. I mërzitur është Ndreka, lot lëshon edhe Rigerta. Për të majtën punon Ndreka, për te majtën punon dhe Rigerta. Ambasadorët i hanin djathin Ndrekës, Ambasadoret i qanin dje Rigertës...” mesa duket  Ylli Dylgjeti e quan patetik fjalimin e Rigertës dhe tallet me të. Ai tallet me të duke përmendur të njëjtën histori që ka ndodhur disa vite më parë.

Ai e mbyll shkrimin e tij në Facebook duke ironizuar Rigertën, “Pra, arratisja me dhi, është një shembull i konsumuar për publikun. Dje u arratis Ndreka nga LSI, e sot u arratis Rigerta me dhi. Kush e ka rradhën”?

Captureasdfh.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559