INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ylli’ i Arsenalit nuk mund të luajë në Europa League nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

‘Ylli’ i Arsenalit nuk mund të luajë në Europa League nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

Publikuar më: 20:48 01-10-2018

Arsenal do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit, ku të enjten në mbrëmje do të përballet me skuadrën e Qarabag, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Trajneri Unay Emery me shumë gjasa do të detyrohet të udhëtojë drejt Bakusë pa yllin armen të skuadrës, fantazistin Henrikh Mkhitaryan dhe jo për shkaqe sportive, por për shkak të tensioneve ndëretnike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Armiqësia mes dy vendeve mbi rajonin e “Nagorno Karabakut” mbetet e lartë. Për këtë arsye, Henrikh Mkhitaryan nuk udhëtoi në Azerbajxhan në vitin 2015, kur asokohe luante me Borussian e Dortmundit, e me gjasë do të bëjë të njëjtën gjë edhe për sfidën e Arsenalit.

“Siguria e futbollistëve tanë vjen para të gjithave dhe ne do të marrim një vendim për këtë, pasi të flasim me Mkhitaryan”, lexohet në një njoftim për shtyp të ekipit londinez. Skuadra londineze luan në stadiumin “Olimpik” në Baku, të enjten për Europa League.

Por, shumëkush pyet nëse Arsenali do ta sakrifikojë armenin Mkhitaryan nëse arrin në finalen e turneut, që si për ironi të fatit, luhet në të njëjtin stadium.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215