Neymar duket se ka gjetur karrierën pasi të lërë futbollin. Sulmuesi Brazilian i Barcelonës ka xhiuar ditët e fundit disa skena të kapitullit të tretë të filmit “xXx-3” të regjizorit D.J.Caruso. Bashkë me Neymar, në këtë film do të interpretojnë edhe yjet e “Hollywood” si Vin Diesel dhe Samuel J.Jackson. “Paramount Brazil” ka publikuar skenën e plotë ku luan ylli i Barcelonës. Neymar shihet duke bashkëbiseduar me yllin e kinematografisë botërore, Samuel L Jackson.
Filmi do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave anembanë botës gjatë muajve në vijim.