Për Cristiano Ronaldon nis sot kampionati spanjoll, ai vjen nga një pezullim pasi bëri një gjest të papërshtatshëm kundër arbitrit.
Sulmuesi portugez ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me Realin, duke shënuar 3 gola në përballjet me Barcelonën (Superkupë) dhe APOEL (Champions).
Ndërkohë, Messi e ka nisur rregullisht kampionatin dhe në 5 ndeshjet e para ka shënuar 9 gola, duke marrë një avantazh të madh në luftën për Pichichi.