James Rodriguez duket se po kalon një periudhë të keqe tek ekipi i Bayern Munich.
Pas sezonit të parë, si protagonist, kolumbiani hyri në krizë në sezonin e tij të dytë. Me ardhjen e trajnerit të ri, duket sikur komunikimi midis tyre është zvogëluar dhe Kovac i ka lënë mesfushorit pak hapësira për të treguar veten e tij.
Mbas ndeshjes me Ajax gjithashtu është vënë re se lojtari nuk është larguar me autobusin e skuadrës, por me makinë personale 10 minuta më para dhe shkak besohet të jetë mosaktivizimi i tij që në minutat e para të ndeshjes.
Juventusi momentalisht po vëzhgon situatën, për lojtarin, i cili është ende nën zotërimin e Real Madrid dhe së shpejti mund të pritet një ofertë nga klubi italian.