E mbani mend Monica-n e gjashtëshes simpatike të miqve në serialin kult “Friends”?
Ajo sot ka hequr të gjithë mbushësit plastikë të fytyrës duke rifituar një pamje tërësisht natyrale. Pasi i ka përdorur për vite me radhë në përpjekje për të ruajtur parqitjen rinore, aktorja 53 vjeçare bën me dije se sot është plotësisht natyrale. Courteney Cox rrëfen se ishte shumë e palumtur me pamjen e saj të re pasi mori injeksionet vitin e kaluar. Sot ajo deklaron se “ndjehet më mirë pasi duket në pamje si vetja e saj”, duke na rikujtuar aktoren me të cilën të gjithë u dashuruan në vitet 90’ dhe jo një kukull plastike.