Ajo ishte 12 vjeç kur bëri audicion për t’u bërë pjesë e Game of Thrones dhe 15 vjeç kur u transmetua sezoni i parë i serialit.
Dhe sot 21 vjeçarja Sophie Turner, karakteri i së cilës ka pasur disa nga skenat më të dhunshme seksualisht, tregon se seriali e edukoi atë mbi seksin. “Hera e parë që zbulova seksin oral ishte duke lexuar skenarin dhe reagimi im ishte...Uou! Njerëzit e bëjnë këtë? Kjo është mahnitëse”, tha aktorja bukuroshe. Shumë naive për një aktore që gjatë sezonit të pestë luajti rolin e femrës që u përdhunua në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, në skena aq shokuese sa shkaktuan reagimin e publikut. Megjithatë, leksionet që mori mbi seksin nuk ishin gjithçka që rrëfeu për Sunday Times, por edhe se më kë i praktikon ditët e sotme. Turner tregoi që aktualisht është në një marrëdhënie shumë intime me këngëtarin e muzikës pop, Joe Jonas.