Aktori hollivudian, Alan Rickman ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Alan Rickman, aktori i njohur anglez i serive të “Harry Poter”, në rolin e profesorit, ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare. Ai është vlerësuar gjithashtu me çmime prestigjoze si “BAFTA”, “Golden Globe” dhe “Emmy Award”. Një nga rolet më të spikatur të tij është interpretimi në filmin “Die Hard”, ku luan terroristin Hans Gruber.