Për shumë prej jush ai mund të jetë fytyra simpatike që luan në filmat tuaj të preferuar, por imazhi i tij së fundmi është prishur.
Ryan Phillipe ka përfunduar në gjyq pasi është akuzuar nga ish e dashura për dhunë në familje dhe si konsumues droge.
Modelja Elsie Hewitt ka rrëfyer se aktori e ka dhunuar duke e hedhur nga shkallët, kur ka shkuar në shtëpi për të marrë sendet e tij personale. 21 vjeçarja ka thënë gjithashtu se Phillippe është përdorues i drogërave
Megjithatë burime pranë dailymail shkruajnë se ka qenë modelja ajo e cila ka nxitur e para incidentin pasi ka sulmuar fizikisht aktorin. Por edhe pse ajo kërkon një dëmshpërblim prej 1 milionë dollarësh ndërsa Ryan Phillippe nuk po përballet me ndonjë akuzë që ka lidhje me incidentin.