INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i

Ylli i "I Vetëm në Shtëpi" braktis gjithçka në moshën 35 vjeçare

Publikuar më: 13:18 07-04-2016
Ai fitoi famë si fëmija plangprishës, Kevin, në filmin “I vetëm në shtëpi” në vitet ’90-të.
Por pas 28 vitesh komandimi në Hollywood, Macaulay Culkin, ka vendosur ta quajë kapitull të mbyllur dhe të tërhiqet në moshën 35 vjeçare. Ish ylli i kinemasë, ka treguar se nuk ka plane për t’u rikthyer në film apo televizion. Duke folur hapur në një intervistë, ai ka thënë: “Jam një mashkull në të 30-at e tij , praktikisht i dalë në pension”. “Unë shkoj ku më çon era” ka thënë ai përpara se të shtonte se i mbushte ditët duke pikturuar, duke shkruar apo duke bërë çfarëdo gjëje tjetër.
 
 
Edhe pse ka mbajtur një profil të ulët mediatik vitet e fundit, ai njihet menjëherë nga publiku kur është jashtë dhe për këtë asrye shpesh zgjedh të mos shfaqet në publik gjatë ditës.
 
 “ Zakonisht dal shëtitje në orën 2 ose 4 të mëngjesit sepse nuk ka asnjë jashtë në rrugë në atë orë dhe e kam më të lehtë të mos më dallojnë” shprehet ai. Macaulay e ndan tani kohën mes New York-ut dhe Francës dhe është mirënjohës për paqen dhe qetësinë që ka gjetur në Francë.
 
Lidhur me këtë ai rrëfen: “Doli që edhe atje me njihnin por ndryshimi është se atyre nuk ua ndjen. Dhe gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: “Ku keni qenë ju njerëz gjatë gjithë jetës time?”
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344