Pothuajse të gjitha kampionatet në europë kanë përfunduar dhe kështu janë drejt një vere të nxehtë merkatoje. Të gjitha ekipet do të bëjnë blerje për të afruar lojtarë dhe trajnerë cilësore.Chelsea është ekipi që ka filluar punë në merkato. Në kryë të bluve do të jetë Sarri që do të zëvendësojë Antonio Conten.
Klubi i Chelseas dëshiron me patjetër rikthimin në Champions dhe ka synim që të përforcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes me disa prurje të reja ku si më favorit shikohen Koulibaly dhe Elseid Hysaj, ku janë edhe të preferuar nga tekniku, Maurizio Sarri.
Klauzola e dy lojtarëve shkon rreth 120 milion eurove, 50 milion për Hysajn dhe 70 për Koulibaly, shumë kjo e përballueshme për Presidentin Abramovich. Ndërsa për sulmin Sarri dëshiron Higuain dhe Icardin por deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje për blerjen e tyre.