Disa prindër pretendojnë se këngëtari i muzikës RnB është duke mbajtur vazjat e tyre të robëruara në një kult abuziv, ndaj kanë ngritur akuza ndaj tij.
Në një raport të BuzzFeed News, pretendohet se R. Kelly-emri i tij i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly-i, mban të bllokuara në dollap, në shtëpinë e tijn në Atlanta, gjashtë femra, në moshë ligjore, duke kontrolluar çdo aspekt të jetës së tyre.
Këngëtari 50 vjeçari iu dikton gjithçka këtyre femrave: çfarë hanë, si vishen, kur lahen, kur flenë si dhe angazhohet në takimet e tyre seksuale të cilat i regjistron.
Ai i mban të lidhura pas vetes këto femra duke iu premtuar se do t’i ndihmojë në karrierën e tyre të muzikës, por që në të vërtetë ai thjesht bëhet një ”mjeshtër kukullash” në jetën e tyre.
“Kelly është mjeshtër në kontrollin e mendjes”, shprehet dikush.
Janë disa prindër të cilët dëshmojnë me detaje për vajzat e tyre të cilat aspironin për tu bërë këngëtare dhe që janë zhdukur prej vitesh. Në syte e tyre vajzat nuk mund të konsiderohen si të zhdukura pasi janë në moshë madhore.
Si të mos mjaftonte kjo, kujtojmë që në vitin 2008, R. Kelly u lirua me 14 akuza për pornografi ndaj fëmijëve. Gjithashtu flitet se ai u martua në një ceremoni sekrete me këngëtaren Aaliyah, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç. Martesa u anullua në vitin 1995 dhe si Kelly ashtu edhe Aaliyah e mohuan se kjo kishte ndodhur.