Është periudhë e ethshme fushate dhe duket se po i merr të gjithë para.
Këtu futen jo vetëm politikanët, por edhe një ndër reperët më në zë shqiptarë, MC Kresha. Ai është futur në politikë, jo si funksionar apo përfaqësues i saj, por si një simpatizant dhe aktivist. Autori i shumë hiteve jo vetëm ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës, por duket se i është bashkuar edhe fushatës së saj, në bazë të asaj që raporton Gazeta Express. Diçka të tillë është bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagramin e ish-gazetares Arbana Xharra që është pjesë e PDK. Kresha shfaqet krah Arbanës, ndërsa në foto është vendosur mbishkrimi “Fillim i ri”.