Real Madrid do të ketë një mungesë të rëndësishme në supërsfidën që do të luajë me Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi DaniCarvajal do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të dënimit nga Uefa.
Skuadra madrilene bëri një apelim për të reduktuar pezullimin që Komiteti I Etikës dhe Disiplinës I Uefas i dha mbrojtësit spanjoll. Carvajal u dënua me dy ndeshje për shkak se lojtari mori qëllimisht karton të verdhë në ndeshjen e grupeve kundër Apoel dhee një ndeshje tjetër për shkak se ai u ndëshkua qëllimisht.
Nacho pritet të jetë zëvendësuesi I Carvajal në përballjen e 14 shkurtit që do të luhet në Santiago Bernabeu kundër ekipit francez të PSG.