Aktorja turke Feride Çetin është bërë nënë për herë të parë.
Feride është shumë e njohur nga roli i Zehrës, mamasë së Rejanit në serialin “Hercai” i cili transmetohet edhe në Shqipëri.
Aktorja 39-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i ka vendosur emrin Hayat, që do të thotë Jetë.
Feride Çetin ka publikuar një foto nga spitali ku shfaqet me vajzën në krahë dhe familjen e saj.
Aktorja shkruan se kjo ishte dita më e bukur e jetës së saj. Ajo ka treguar se është mirë me shëndet dhe vogëlushja gjithashtu.
Feride Çetin është e martuar me skenaristin Murat Ozer. Çifti u martuan vitin e kaluar.