Pjesëtari i grupit të adhuruar britanik të viteve 90’ ka tronditur të gjithë fansat e tij dhe jo vetëm, më mirë të themi të gjithë internetin.
Pavarësisht se është i njohur për paraqitjen tërheqëse, deklarata e tij në rrjetet sociale i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Gary Barloë tha se dita e sotme ishte e madhe për të, pasi “lau flokët për herë të parë pas 14 vitesh”. Pikërisht ashtu! Jo vetëm kaq, por ai shtoi dhe një detaj tjetër në postimin e tij, që kjo nuk ishte një shaka. Ndërkohë që shumë komentues nuk e besuan dhe e morën me shaka, të tjerë u tallën, madje kishte edhe nga ata që kërkuan t’i marrin erë flokëve të tij.