Është një nga aktorët më të famshëm dhe simpatikë të telenovela turke për publikun.
Bëhet fjalë për aktorin e serialeve turke Kivanc Tatlitug, i cili konsiderohet si një ndër aktorët më të famshëm dhe më të paguar në Turqi.
Kivanc u bë i famshëm në vitin 2012 pasi fitoi garën “Modeli më i mirë në botë”.
Së fundmi duket se ylli i serialeve turke gjendet në “telashe” serioze.
Tatlitug po përballet me akuzën për mashtrim nga ekonomisti i tij pasi dyshohet se nuk ka paguar taksat.
Sipas gazetarit Dilek Yaman nga e përditshmja turke Sabah, Tatlitug firmosi një akt akuzë në zyrën e prokurorit ku është lajmëruar që me datë 29 shtator që ka mbi 3.5 milion lira turke borxhe, interesa dhe taksa. (923.000 $).
Aktori pretendon se i ka paguar taksat tek ekonomisti i tij i vjetër Erdal D, shkruan Dailysabah.
Në deklaratën e firmosur nga avokati i tij, Tatlitug pretendon se ai ka transferuar shuma të mëdha parash tek ekonomisti i tij në disa data për shërbime dhe taksa të ndryshme që duhej të paguante. Por sipas avokatit të aktorit ekonomisti bënte sikur i paguante taksat dhe i mbante të gjithë paratë për vete.
Le të shpresojmë që “Ylli turk” të jetë i pafajshëm.