INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i

Ylli i "Twilight" zhvishet për koleksionin e ri të Chanel

Publikuar më: 10:05 14-04-2016

Kristen Stewart ka vendosur të çojë fushatën e saj për Chanel në një nivel komplet tjetër.

Aktorja 26-vjeçare na ka lënë me gojë hapur me fotot bardhë e zi të realizuara për reklamën e 5-të të saj për shtëpinë franceze të modës. Shumë lëkurë, pak rroba. Ky duket se ka qenë qëllimi i këtij seti të ri fotografik. E megjithatë në asnjë moment vulgar. Përkundrazi me flokët e shkurtër të stiluar me onde të mëdha dhe buzëkuqin e errët, Kristen ka arritur të përcjellë siç duhet stilin e vjetër parizien të femrës provokuese. Sa i përket koleksionit të veshjeve, duket se Chanel ka dashur të sjellë këtë herë një miksim të lëkurës me dandellën dhe konservatives me seksin. Kristen Stewart është shprehur më parë se nuk e sheh veten si një imazh klasik të Chanel, gjithsesi pranon se koleksionet e fundit të firmës i përshtaten stilit të saj prej "vajzës së keqe"!

 

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814