Ajo është një nga yjet më vezullues të Victoria's Secret.
E kemi fjalën për bukuroshen Candice Swanepoel e cila javën e kaluar ka konfirmuar shtatzaninë e dytë me bashkëshortin Hermann Nicolli.
Së fundmi bukuroshja është fotografuar në Brazil ku mesa duket po pushon me familjen.
Modelja 29-vjeçare e veshur me tuta të bardha na ka treguar qartë barkun e saj të rrumbullakosur që po rritet dita-ditës.
Bukuroshja Candice dukej vërtet e relaksuar në momentin që është fotografuar në aeroportin Fernando de Noronha.