INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i YouTube pranon se zhduku me acid trupat e tre studentëve

Ylli i YouTube pranon se zhduku me acid trupat e tre studentëve

Publikuar më: 17:06 29-04-2018

Reperi dhe ylli i YouTube ka pranuar se kanë hedhur trupat e tre studentëve të humbur në acid, duke pretenduar se ai kreu këtë veprim pasi ishte nën urdhrat e një prej karteleve më të frikshme të drogës në Meksikë. Christian Omar Palma Gutierrez i njohur me emrin QBA tha para hetuesve se ai zhduku kufomat pasi më parë studentët e artit u vranë nga anëtarët e bandës. 24-vjeçari, kanali YouTube i të cilit ka më shumë se 125,000 ndjekës, pranoi se ishte i përfshirë edhe në tri vrasje të mëparshme.  “Salomon Aceves Gastelum, 25 vjeç, Daniel Diaz, 20 vjeç dhe Marco Avalos, 20 vjeç, u rrëmbyen pasi u morën gabimisht për anëtarë të kartelit rival të Nueva Plaza në qytetin Guadalajara”, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Prokurorët besojnë se rrëmbyesit i kapën ndërsa treshja po filmonte një projekt pranë bazës së mëparshme të rivalëve të tyre. Ata e rrahën 25-vjeçarin Gastelum për vdekje ndërsa e pyetën atë, dhe pastaj vendosën që të vrisin edhe dy të mbijetuarit. Trupat e tyre u hodhën në acid sulfurik për të shkatërruar provat. Gutierrez, këngët e të cilit flasin për dhunën, vdekjen dhe narkotikët  është një nga dy personat e arrestuar deri tani në lidhje me vrasjet. Pasi shumë mbetjeve njerëzore u gjetën në vendin ku studentët humbën, ai u tha prokurorëve se ai ishte përfshirë gjithashtu në tre vrasjeve të tjera, pasi ishte rekrutuar për të punuar për kartelin e drogës tre muaj më parë. Megjithëse në videot e tij muzikore shfaqen makina luksoze dhe rroba firmato, Gutierrez i tha policisë se po paguhej vetëm 114 paund në javë për të punuar për bandën.

Article Logic
Execution time: 0.0031180381774902