Pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtarë të huaj si Faydee e Jay Santos e shfaqjes në ballinat e revistave të huaja, Luana Vjollca di si të “rrëmbejë” gjithmonë vëmendjen e artistëve të huaj.
Madje pak ditë më parë “showgirl”-in shqiptar e ndoqi në rrjetin social Instagram një tjetër yll botëror. (Lexo këtu)
Meqenëse jemi tek Instagrami, së fundmi Luanës i tha dy fjalë mjaft të ëmbla ylli latin Lele Pons, artistja shumë e pëlqyer në mbarë botën me shumë HIT-e në repertorin e saj, por edhe për famën me videot e saj “funny” dhe unike që shpërndan në rrjete sociale.
Ishte Luana ajo që publikoi një video “backstage” teksa grimohej për klipin e ri dhe në sfond luhej kënga e Lele dhe kështu Luana i dërgoi puthje dhe i tha të dua nga Instagrami i saj.
Lele menjëherë reagoi duke i thënë se e do akoma më shumë dhe këtë e tregoi me mbishkrimin e videos së postuar në Instagram, ku e ndjekin 44 milion ndjekës. Vlen të përmendim se Lele falë ndjekësve të saj ka arritur edhe të renditet si vajzat me shikueshmërinë më të madhe nga influencerat anë e mbanë botës.
Epo teksa shihet qartë se Luana dhe Lele kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, mezi presim t’i shohim pse jo në një bashkëpunim!