Personazhet VIP "akuzohen" shpesh për operacione plastike nga ndjekësit në rrjete sociale, e kështu i ka ndodhur së fundmi Ylli Limanit.
Ndjekësit kanë dyshuar se ai i ka buzët e bëra, por këngëtari nuk i ka lënë pa një përgjigje. Ylli ka publikuar në rrjete sociale një video ku me reagim epik shprehet: Të miat janë, ju betohem!
Kujtojmë se Ylli ka qenë së fundmi shumë aktiv në muzikë, teksa së shpejti do të publikojë një bashkëpunim me Ledri Vulën.