Pas ndarjes së Tunës nga Cozman, u duk sikur Ylli Limani ishte mashkulli që e zëvëndësoi reperin.
Foto dhe videot e “çiftit të ri” kryesonin në postimet e Snapchat-it të këngëtares. Por ajo që e bënte më të besueshme lidhjen e tyre ishin pozat tejet provokuese të cilat nuk të linin të mendojë gjë tjetër veçse për një lidhje të re. Megjithatë pati një periudhë që Tuna dhe Ylli nuk po shiheshin më bashkë dhe të gjithë i zuri meraku se çfarë po ndodhte mes tyre. Por ja që “Tradhëtar Limani u rikthye” të biondja bukuroshe. Kështu e cilësoi vetë ajo rikthimin e tij në një foto të postuar në Snapchat duke shënuar kështu vetëm fillimin e postimeve që do t’’i pasojnë.